Shkencëtarët thonë: Ekzistojnë botët paralele!
10:47 | 01 Nentor 2014

Shkencëtarët thonë: Ekzistojnë botët paralele!
Imagjinoni një botë ku dinozaurët nuk janë zhdukur, ku rezultatet e luftërave botërore janë krejtësisht ndryshe, dhe ju keni lindur në një vend tjetër. Kjo, dhe shumë botë tjera paralele ekzistojnë paralelisht me këtë tonin.
Teoria e ekzistencës së universeve paralele nuk është asgjë e re, por disa shkencëtarë argumentojnë se ekzistenca e tyre mund shpjegojë shumë mistere të mekanikës kuantike, raporton Science World Report, transmeton Telegrafi. Një grup i shkencëtarëve amerikanë thonë se këto botë jo vetëm që ekzistojnë, por edhe ndikojnë te njëra-tjetra, transmeton Telegrafi. Për herë të parë kjo teori është prezantuar për herë të parë më 1957, por në atë kohë nuk mendohej se këto botë paralele ndikojnë njëra-tjetrën. Teoria e re thotë se disa botë janë të njëjta si e jona, disa ndryshe.
Aurela Hoxha