Shkencëtarët po provojnë të ndryshojnë embrionin njerëzor
14:59 | 25 Prill 2016

embrion

Edhe njëherë, shkencëtarët kinezë janë duke marrë rolin e Zotit, në përpjekje për të modifikuar gjenetikisht embrionin njerëzor, për të krijuar kështu “super-njerëz”, të cilët janë rezistent ndaj sëmundjeve dhe çrregullimeve gjenetike.

Vitin e kaluar, një ekip i shkencëtarëve kinezë shokuan botën kur treguan se janë mbledhur për të manipuluar me embrionin njerëzor. Këtë herë, në një studim të publikuar nga Yong Fan, një hulumtues në Universitetin e Mjekësisë “Guangzhou”, tregoi se si shkencëtarët janë duke u përpjekur për të ndryshuar ADN-në, për ta bërë atë rezistente ndaj HIV-it. Sipas “Mit Technology Review”, një ndryshim në gjen mund t’i bëjë njerëzit imun ndaj HIV-it, për shkak të prodhimit të një proteine e cila parandalon HIV-in për të infektuar qelizat imune njerëzore, transmeton Gazeta Express. Në eksperimentet e tyre, ekipi i Yong përdorën një teknologji të re të quajtur “CRISPR”, e cila i lejon shkencëtarët të vendosin mutacione gjenetike më mirë se ndonjëherë më parë. Në raportin e tyre, hulumtuesit kinez thanë se besojnë se kjo teknologji e re është çelësi i përmirësimit të shëndetit të njerëzve. Por, teknologjia nuk është e përsosur ende. Kjo lloj teknologjie pritet t'i nënshtrohet edhe shumë rishikimeve, deri në përmirësimin e plotë të saj. Dhe kështu, në një të ardhme të afërt, super-njerëzit ndoshta do të mund të ekzistojnë.
Aurela Hoxha