Shkencëtarët e kanë zbuluar çelësin e rinisë
14:11 | 05 Shkurt 2017

Shkencëtarët në SHBA pohojnë ta kenë zbuluar një përbërës natyral që gjendet në avokado, brokoli dhe kastravec i cili ka efekte të jashtëzakonshme të antiplakjes te minjtë – por që mund të funksionojë edhe te njerëzit.

Hulumtuesit kanë treguar se kur i kanë dhënë mjekëve përbërësin e quajtur NMN, ata kishin parë se si niveli i aktivitetit të tyre fizik ishte ngritur, densiteti i eshtrave dhe i muskujve ishte përmirësuar, sistemi i imunitetit dhe i mëlçisë kishin funksionuar më mirë, pamja u ishte përmirësuar, si dhe kishin humbur peshë, transmeton Telegrafi. Shkencëtarët kishin filluar të hulumtojnë edhe për vetitë e një proteine të quajtur NAD, e cila është e përfshirë në prodhimin e energjisë në trup. Përderisa kafshët fillojnë të plaken, ato prodhojnë më pak NAD dhe besohet se kjo është pjesë e procesit të plakjes. Përpjekjet për të shtuar ekstra NAD kanë dështuar, prandaj hulumtuesit kishin kërkuar për një mënyrë tjetër që të rritet niveli i prodhimit të kësaj proteine në trup. Ata i kishin japë minjve NMN dhe kishin zbuluar se ky përbërës ka efekte të jashtëzakonshme të antiplakjes te minjtë. Shkencëtarët kanë shprehur optimizëm se edhe në testimet e ardhshme me njerëz rezultatet do të jenë të njëjta.
Aurela Hoxha