Shkencëtarët danezë: Kemi ilaçin për disfunksionin erektil

0

Me injektimin e 20 metrave qeliza amë në bazë të penisit është e mundshme të ngjallen nervat dhe enët e gjakut.

Kjo procedurë gjithë organin gjenital e bën më të madh, gjë që me viagër nuk mund të arrihet, transmeton Telegrafi.

Siç shkruan gazeta britanike “Sandy Times” procedura tani aplikohet te meshkujt të cilëve për shkak të karcinomës u është hequr prostata.

Si pasojë e operacionit mund të shfaqet degjenerimi i nervave dhe i enëve të gjakut në penis, i cili për këtë arsye tkurret.

Profesori Soren Seik, drejtor i Qendrës Daneze të Mjekësisë së Regjenerimit, thotë që sërish funksioni i arritur i penisit ka zgjatur më shumë se një vit, mirëpo paralajmëron që janë të nevojshme hulumtime një kohë të gjatë për të arritur vlerësimin përfundimtar.

Ai shton që terapia e qelizave amë mund t’u ndihmojë miliona njerëzve të cilët kanë disfunksion erektil për shkak të sëmundjeve të tjera: diabetit, sëmundjeve të zemrës, tensionit të lartë të gjakut ose thjesht për shkak të plakjes.

Qelizat amë mund të rriten në shumë inde të ndryshme të organizmit të njeriut, siç janë nervat, mëlçia, veshkat, qelizat e zemrës… janë efikase edhe në ndërtimin e enëve.

Gjatë procedurës, me liposuksi eliminohen qelizat yndyrore nga abdomeni. Ato pastaj centrifugohen, nga to ndahen qelizat amë, të cilat injektohen në penisin e pacientit.

Shpërndaje në rrjetet sociale.
comments powered by Disqus
WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Gjuha / Jезик / Language »