Shkëlqen Gjelbrim Taipi, dy gola në fitoren e Shafhauzenit

0

Gjelbrim Taipi ishte një nga protagonistët e Shafhauzenit në fitoren e sotme 5-0 përballë Kiasos.

24-vjeçari që ka mbajtur shiritin e kapitenit në Kombëtaren shqiptare U-21 shënoi dy gola në ndeshjen e javës së 27-të të ligës së dytë zvicerane (Challenge League).

Mesfushori ofensiv nga Tërnoci i Bujanocit çeli festivalin e golave që në minutën e shtatë dhe shënoi të katërtin në të 69-n. Në mes ishin dy penallti nga Stiven Lang (40’, 55’), ndërsa në fund pati gëzim për edhe për sulmuesin shqiptaro-zviceran Shkëlqim Demhasaj.

Përveç tij, për ekipin vendas ishin në fushë edhe dy shqiptarë të tjerë, Muhamed Demiri dhe Granit Lekaj.

Me dopietën e sotme Taipi ngjitet në kuotën e tre golave në tetë ndeshje këtë sezon, ndërsa fitorja e ngjit Shafauzenin përkohësisht në vendin e pestë të renditjes.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com