Error message

Notice: Trying to get property of non-object in ws_image_url() (line 14 of /home/websystem/domains/websystem.info/public_html/sites/all/modules/custom/ws_tools/ws_tools.module).
Shkaku i Kosovës mungoi sot kryeministri spanjoll në Samitin e BE-së
15:29 | 17 Maj 2018

Krerët e shteteve anëtare të BE-së kishin mbërritur dje në Sofje për një darkë joformale, të organizuar nga Kryeministri bullgar Bojko Borisov, organizuar me ftesë të Presidentit të Këshillit Europian Donald Tusk.

Ngjarja që ishte mbajtur përpara Samitit të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor është pjesë e Agjendës së Liderëve dhe e kalendarit të Presidencës Bullgare.

Ajo që është vërejtur në darkën e mbajtur një ditë para samitit, ishte prania e kryeministrit spanjoll i cili refuzoi bindshëm të jetë aty ku merr pjesë edhe Kosova.

Kryeministri Marianne Rahoy, e ka konfirmuar më herët mospjesëmarrjen në Samitin e Sofjes për shkak të Kosovës dhe qëndrimit të shtetit të tij për pavarësinë e Kosovës.

Ndërkaq sot, në samitin e Sofjes ku të pranishëm janë edhe presidenti Hashim Thaçi, Kryeministri Ramush Haradinaj dhe zëvëndëskryeministri Behgjet Pacolli, aty nuk është kryeministri Spanjoll.

Megjithatë, Spanja do të paraqitet në Samitin e Sofjes nga një zyrtar i ulët diplomatik. Kështu është njoftuar në Bruksel.

Edlira Rukaj
S