Shitet letra e Ajnshtajnit për Perëndinë për 2.5 milionë euro
20:50 | 05 Dhjetor 2018

Letra, vetëm një e gjysmë faqe e gjatë, u shkrua në vitet e tij të mëvonshme tek një filozof gjerman dhe u shit në ankand në Nju Jork këtë javë, i cili shpresonte se do të shitej për rreth 1 milion dollarë, transmeton lajmi.net.

Në të, fizikanti legjendar thotë “fjala Zot për mua asgjë, përveç shprehjes dhe produktit të dobësive njerëzore … Bibla një koleksion legjendash të nderuara, por akoma primitive. Asnjë interpretim, pavarësisht sa delikat, nuk e ndryshon këtë”.

Ai tha se judaizmi ishte “si të gjitha fetë e tjera, ishte një mishërim i supersticionit primitiv”, duke shtuar se “populli hebre, të cilit unë me kënaqësi i përkas dhe mentaliteti i të cilit më bën thellësisht i ankoruar, akoma për mua nuk ka ndonjë lloj tjetër dinjiteti nga të gjithë popujt e tjerë “.

Ai vazhdoi: “Përsa u përket përvojave të mia, ato nuk janë më të mira se grupet e tjera njerëzore, megjithëse janë të mbrojtura nga mungesa e pushtetit”.

Letra private u shkrua tek Eric Gutkind në vitin 1954, kur Ajnshtajni ishte 74 vjeç dhe për ta u tha se ishte shembulli i përsosur i mendimit të gjeniut hebre për besimin dhe fenë. /Lajmi.net/

Kristin Prengaj