Shikoni se çfarë përfitime shëndetësore jep kikiriku!!

0

Shumë nutrologë i konsiderojnë arrorët si një burim veçanërisht të shëndetshëm të proteinave dhe acideve yndyrore omega 3 me efekte kardioprotektive – fruta të vogla si një suplement natyror, të mbushura me vitamina, minerale, dhe yndyra mono dhe poli të pangopura.

kikiriki

Por produktet më të shtrenjta të arrorëve si bajamet dhe fëstëkët janë më të shquarat. Analiza e re, megjithatë, sugjeron se konsumuesit nuk duhet ta injorojnë kikirikin më pak të shtrenjtë, por po aq të shëndetshëm – i cili është në fakt nga familja bishtajore.

Një hulumtim i studimeve të konsumit të kikirikit nga hulumtuesit e shëndetit publik në Harvard tregon se kikiriki e ofron të njëjtin përfitim shëndetësor dhe të jetëgjatësisë së zemrës të cilin e ofrojnë edhe frutat më të kushtueshme të së njëjtës familje.

Hulumtuesit i ndoqën rezultatet shëndetësore të popullsive të mëdha në Kinë dhe Shtetet e Bashkuara, duke krijuar të dhëna për shkakun e vdekjes dhe konsumin e arrorëve. Studimet e kombinuara përfshinë të dhëna nga 72.000 amerikanë, të moshave 40-79 vjeç, dhe 135.000 meshkuj dhe femra që jetojnë në Shanghai të Kinës, të moshës 40 deri 74 vjeç. Të dhënat janë përpiluar gjatë pesë vjetëve.

Analiza tregoi se konsumi i lartë i kikirikëve lidhej me një shans 17 për qind më të ulët të vdekjes së parakohshme, ndërsa konsumi i lartë i arrorëve ishte i lidhur me një mundësi prej 21 për qind më të ulët të vdekjes.

“Kjo e konfirmon atë që e kemi gjetur disa vjet më parë – dhe rezultatet tona u pritën me skepticizëm intensiv,” theksoi dr. Meir Stampfer, profesor i nutrologjisë dhe epidemiologjisë në TH Chan School of Public Health i Harvardit, për Harvard Health Blog. “Botanikisht, kikirikët nuk janë arrorë, por nutrologjikisht janë shumë të ngjashëm me produktet e arrorëve, dhe studimet e tjera kanë treguar për përfitimet e tyre.”

Stampfer dhe kolegët e tij në mënyrë strategjike i kategorizuan të dhënat për t’i veçuar shprehitë e dobëta shëndetësore dhe kushtet si pirja e duhanit, trashësia, presioni i lartë i gjakut dhe diabeti. Ata zbuluan se përfitimet pozitive shëndetësore nga konsumi i kikirikëve vlente nëpër të gjitha shtresat racore dhe të të ardhurave.

“Kjo shtrihet në popullsitë e ndryshme, duke i dhënë kredibilitet të mëtejshëm konstatimeve”, shtoi Stampfer. “Edhe në qoftë se nuk ju pëlqejnë arrorët, ende do të ishte një ide e mirë ta hani nga një grusht sish çdo ditë.”

Rezultatet e studimit të arrorëve janë botuar në JAMA Internal Medicine.

kikiriki

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com