Shikoni se çfarë do të ndodhë nëse pini ujë me mjaltë çdo mëngjes
14:12 | 07 Mars 2017

Një pije e thjeshtë që përmban një nga ushqimet më të shëndetshme në botë është një aleat i vërtetë në ruajtjen e shëndetit të mirë.

Është e njohur se mjalta është një prej ushqimeve më të shëndetshme në botë. Thuhet se shëndeti vjen nga stomaku prandaj konsumimi i përditshëm i mjaltës është mënyra më e mirë për të përfituar plotësisht nga pikat e forta të saj. Mjaltës mund t’i gëzohen sidomos njerëzit që kanë probleme me tretje të ushqimit. Konkretisht, kanë kapsllëk. Një pije e thjeshtë me mjaltë që mund të konsumohet çdo mëngjes në një stomak bosh do të zgjojë tretjen e ngadaltë. PËRBËRËSIT: - 2 dcl e ujë të vakët - 1 lugë çaji e plotë me mjaltë PËRGATITJA: Përzieni mirë ujin dhe mjaltën, prisni derisa të shkrihet plotësisht dhe pastaj pijeni. Uji duhet të jetë i vakët dhe jo shumë i nxehtë, sepse temperatura e lartë shkatërron të gjitha gjërat ushqyese dhe të dobishme në mjaltë. Si vepron uji me mjaltë në tretje? 1. Lehtëson kalimin e ushqimit në sistemin e tretjes, do të thotë nga zorra e hollë në të trashën, 2. Neutralizon gazrat që prodhohen në systemin tretës 3. E qetëson lukthin. Hulumtimet kanë treguar se ndihmon edhe në shërimin e ulçerave në lukth dhe gastroentritisin bakterial Si vepron uji me mjaltë në trupin tonë? 1. E detoksifikon organizmin, do të thotë ndihmon në largimin e helmeve 2. Së bashku me lëngun e limonit bëhet aleat në dobësim 3. Vepron kundër baktereve. Mjalta e "pastër" është plot me enzima, vitamina dhe minerale të cilat luftojnë kundër baketreve të dëmshme. 4. Lehtëson alergjitë ashtu që i ndihmon trupit që të desenzibilizohet në polen dhe kështu zvogëlon ndjeshmërinë në rrethinë. 5. Si antioksidant natyror e pastron lëkurën tonë 6. E rregullon nivelin e sheqerit në gjak.
Aurela Hoxha