Shikoni pagat e trajnerëve të klubeve në Serie A
22:00 | 16 Gusht 2018

Nëse ky afat kalimtar ka dërguar në Itali një lider të ri në listën e më të paguarve, me Ronaldon që do të përfitojë 30 milionë euro neto te Juventusi, të paktë janë ata që janë përqendruar te trajnerët.

Ai që udhëheq listën e trajnerëve më të paguar në Serie A është Max Allegri, trajneri bardhezi me një pagë vjetore prej 7,5 milionë euro.

Pas tij renditet trajneri i ri i Napolit, Carlo Ancelotti, i cili nga Aurelio De Laurentiis përfiton një rrogë prej 6 milionë euro.

Në vend të tretë të podiumit që Luciano Spalletti, që porsa rinovoi me Interin. Klubi zikaltër i garanton trajnerit pagën prej 4,5 milionë euro në vit.

Në vend të katërt qëndron Di Francesco me 3 milionë euro. Mazzarri surprizon teksa mban vendin e pestë me pagën e tij prej 2,2 milionë.

Vetëm vendi i gjashtë për Gattuson, që te Milani përfiton 2 milion euro, i ndjekur nga tekniku i Lazios, Simone Inzaghi, me 1,2 milionë euro.

Françeska Jaçe