Shikoni kanalet e juaja të preferuara të viteve ’70, ’80, si dhe ‘90

0

Shpeshherë gjatë jetës, kemi nostalgji për gjërat e ndryshme, sikurse muzika, sporti, filmat, serialet, etj, qofshin ato të fëmijërisë apo të periudhave të tjera të jetës.

Televizor

Një ueb faqe e lezetshme e quajtur TV i imi të viteve shtatëdhjeta, tetëdhjeta dhe nëntëdhjeta, ka bërë një punë të mrekullueshme duke ofruar një laramani të kanaleve nga periudha të lartpërmendura me përmbajtje të ndryshme.

Në ballinën e faqes shfaqet një televizor i kohës së vjetër, i cili në shikim të parë iu kthen 20-30 vite mbrapa.

Si funksionon kjo: Në anë e djathtë të televizorit janë të vendosura kategoritë e ndryshme, sikurse, Filma vizatimorë, Filma, Muzika, Lajme, Speciale, Sporti, etj., ndërsa nën kategori është i vendosur telekomanda për ndërrimin e kanaleve, rritjen dhe zvogëlimit të zërit, etj, transmeton bujanocinet.

Tek televizori në pjesën e poshtme, janë të vendosura vitet, të cilat mund të përzgjedhin në mënyrë manuale.

Pra, së pari e startoni Televizorin, e bëni përzgjedhjen e kategorisë për të cilën jeni të interesuar, po supozojmë Muzika, pastaj, klikoni vitin për të cilin jeni të interesuar, po supozojmë 1996 dhe filloni të ndërroni kanalet deri sa të vini tek ai material që keni interesim.

Si duket, krijuesit e kësaj faqe, kanë arritur që të mbledhin të gjithë materialin e postuar në You Tube, të viteve ’70, ’80 dhe ‘90 duke i filtruar sipas kategorive të ndryshme në një databazë.

Për t’i parë kanalet e viteve të ’70 klikoni në këtë link: TV ’70

Për t’i parë kanalet e viteve të ’80 klikoni në këtë link: TV ’80

Për t’i parë kanalet e viteve të ’90 klikoni në këtë link: TV ’90

Shikim të këndshëm. /ameble/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com