Shikoni çfarë i bëri fëmijës për të marrë “Like” në Facebook
14:17 | 21 Qershor 2017

Gjykata në Algjeri ka dënuar një burrë me dy vjet burg pasi kishte postuar një fotografi në rrjetin social Facebook, ku shihet duke e varur fëmijën e tij në dritare vetëm për të marrë më shumë “Like” (pëlqime në Facebook), raporton BBC, transmeton Klan Kosova. Babai kishte shkruar pasi kishte postuar fotografinë: “Nëse nuk i marr 1000 Like do e lëshoj djalin në Tokë”. Me këtë veprim ai nxiti përdoruesit e tjerë të mediave sociale që të kërkonin arrestimin e tij për abuzimin e fëmijëve. Ai u akuzua për rrezikimin e sigurisë së fëmijës pasi u arrestua të dielën, tha policia. Për më shumë shikoni fotografinë më poshtë:
Aurela Hoxha