Shijon picë për herë të parë, reagimi i vogëlushes është pëlqyer nga të gjithë (Foto)
14:29 | 07 Mars 2018

Jody Avirgan nga Nju Jorku, ka mahnitur shfrytëzuesit e rrjeteve sociale, me reagimin e të bijës së tij, pasi provoi picë për herë të parë.

Babai 37-vjeçar ka shpërndarë fotografinë, ku shfaqet vogëlushja me sos në fytyrë, teksa ka mbyllur sytë dhe ngritur duart lart, në atë që duket si festim i heshtur për ushqimin që sapo provoi, transmeton Telegrafi.

“Po i lutet zotit të picave” si dhe “më vjen turp, se edhe une bo bëja të njëjtin reagim”, janë dy nga komentet e shumta.

Vogëlushja pasi hëngri picë

Imazhi është bërë viral menjëherë, duke mbledhur më se 200 mijë pëlqime brenda ditës, teksa vetëm në Twitter u shpërnda më se 50 mijë herë. /Telegrafi/

The post Shijon picë për herë të parë, reagimi i vogëlushes është pëlqyer nga të gjithë (Foto) appeared first on Telegrafi.

Powered by WPeMatico

Françeska Jaçe
S