Shihni çfarë ka krijuar ky profesor serb për t’u ngrohur (Foto)

0

Ndërkohë që dimri është në kulmin e tij në mbarë Europën, një profesor matematike në Serbi ka bërë një shpikje.

Create

Ai ka përdorur kanoçet e zbrazura të birrës për të krijuar një sistem ngrohje me energji diellore.

Darko Miliçeviç ka krijuar panelet diellore, që i kursejnë atij më shumë se 800 dollarë fatura për ngrohjen, çka është dy herë më shumë se rroga mesatare në Serbi.

Shpikja e tij i ka kushtuar 39-vjeçarit diçka më shumë se 80 dollarë.

Ai tha se ideja i erdhi pasi kishte pirë disa kanoçe nga birra e tij e preferuar.

“Ishte gallatë të shpikje diçka alternative,” tha ai.

Duke përdorur 44 kanoçe, mësuesi i matematikës në një gjimnaz, krijoi panelet prototip.

“I kam vendosur në murin jugor të shtëpisë. Rrezet e dielit ngrohin ajrin në kanoçe dhe ajri i ngrohtë ngjitet lart përmes tyre në shtëpi, duke nxehur hapësirën”.create 1 create 2 create 3 create 4

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com