Shfaqet korniza origjinale e Samsung Galaxy S8

0

Ditëve të fundit në internet ka rrjedhur pamja e mundshme e smartfonit të shumë pritur të Samsungut, Galaxy S8.

Së fundmi është raportuar se kjo kompani pritet të lansojë dy smartfona – 5.7-inç Galaxy S8 dhe 6.2-inç Galaxy S8 Plus, transmeton Koha.net.

Këto pajisje do të kenë butonin e veçantë për asistentin AI të quajtur Bixby dhe për herë të parë në historinë e Samsungut skaneri për gishtërinj do të vendoset në pjesën e pasme, afër kamerës.

Tani, në internet kanë rrjedhur disa fotografi zyrtare në të cilat shihet pamja origjinale e kornizave të Galaxy S8, e po ashtu ato konfirmojnë spekulimet e cekura më lartë.

Siç mund të shohim nga fotografitë, pjesa e pasme e kornizës ka dy hapësira – në njërën supozohet se do të vendoset sensori i kamerës dhe blicit LED, ndërsa në tjetrën skaneri për gishtërinj.

Gjithashtu, në këto fotografi mund të shohim se janë dy korniza me madhësi të ndryshme, kështu duke konfirmuar dy versionet e Galaxy S8 – 5.7 dhe 6.2-inç, të cilat pritet të zbulohen më 29 mars.

Në anën e majtë të kornizës, shihet një hapësirë e madhe në të cilën supozohet se do të jetë i vendosur tasti për volum dhe butoni Power, i cili është larguar në mënyrë që të lirojë hapësirë për Bixby në anën e djathtë. Po ashtu, korniza është me ngjyrë të zezë mat dhe është e bërë nga polikarbon.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com