Shfaqet fotografia dhe specifikat e telefonit të ri të Nokias (Foto)

0

Nokia së fundmi ka lajmëruar se për këtë vit do të lansojë pesë telefona të rinj, ndërsa tani njëri prej tyre, nën emrin Nokia E1, është shfaqur ku ka rrjedhur një fotografi dhe janë zbuluar specifikat e tij kyçe.

Nokia E1 pritet të vijë me procesor 1.4 GHz Snapdragon 425 Quad-Core, grafikën Adreno 308, 2 gigabajt RAM memorie dhe 16 gigabajt memorie të brendshme, transmeton Koha.net. Por, nuk ka informacione nëse ky telefon do të ketë hapësirë edhe për kartelën microSD.

Ky telefon i ri i Nokias, po ashtu, pritet të vijë me ekran 5.2 ose 5.3-inç me rezolucion prej 720 pikselë. Po ashtu, thuhet se Nokia E1 do të vijë me kamerën kryesore prej 13 megapikselë dhe atë të përparme prej 5 megapikselë.

Nokia E1 dhe Nokia D1C janë vetëm dy nga pesë telefonat të cilat pritet të lansohet në këtë vit dhe ka shumë gjasa që këta të parët t’i shohim në Kongresin Botërorë të Celularëve (MWC) i cili do të mbahet në fund të muajit shkurt.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com