Shfaqen specifikat e pasardhësit të Sony Xperia XZ1 (Foto)

0

Kompania e njohur Sony Mobile pritet të zbulojë serinë e re të smartfonëve Xperia në tremujorin e parë të vitit të ardhshëm. Deri më tani janë zbuluar vetëm numra të disa modeleve të cilat do të lansohet nën brendin Xperia: H8216, H8266, H8276 dhe H8296.

Nuk janë zbuluar shumë detaje në lidhje me këta modele, por do t’iu referohemi veçanërisht modelit H8216 si pasardhës i Xperia XZ1, transmeton Koha.net, sepse mund të pozicionet në rangun e njëjtë të specifikave.

Sipas një publikimi në Reddit, Sony H8216 pritet të vijë me procesor të Qualcommit, Snapdragon 845, 4 GB RAM memorie dhe 64 GB memorie të brendshme me mundësi zgjerimi.

Gjithashtu, pritet të vijë edhe me ekran 5.48-inç Full HD me rezolucion prej 1080 pikselë, kamerën kryesore të dyfishtë (12 + 12 megapikselë) dhe me atë të përparme prej 15 megapikselë.

Sony H8216 pritet të punojë me sistemin operativ Android 8.1 Oreo si dhe do të ketë baterinë prej 3,130 mAh. Po ashtu, thuhet se ky model do të ofrojë mbështetje për dy SIM kartela, por nuk do të ketë portin USB Type C (do të zëvendësohet nga microUSB).

Smartfoni i ardhshëm i Sonyt, po ashtu, pritet të ketë teknologjinë IP65/68 për rezistencë ndaj ujit dhe pluhurit dhe teknologjinë për karikim të shpejtë të baterisë – Quick Charge.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com