Shfaqen specifikat e Nokia 6 (2018)

0

Muajin e kaluar, Nokia 6 është shfaqur te TENAA por tani rregullatori kinez vjen me më shumë informata në lidhje me këtë smartfon të ri. Ajo ka zbuluar të gjitha specifikat, duke përfshirë procesorin e ri, trupin e ridizajnuar por ekrani dhe bateria janë të ngjashme sikur te Nokia 6 origjinal.

HMD Global do të lansojë Nokia 6 (2018) me procesor Snapdragon 630 me tetë bërthama dhe grafikën Adreno 508, transmeton Koha.net. Kjo do ta bënte telefonin e dytë të HMD-së me këtë lloj procesori, pas Nokia 7 i cili është prezantuar në tetor të vitit 2017.

Nokia 6 për 2018-ën do të ketë ekran 5.5-inç me rezolucion FullHD, që nënkupton se nuk do të ketë ekranin me raport 18:9.

Gjithashtu, versioni i ri i Nokia 6 do të vijë me 4 GB RAM memorie dhe 32 ose 64 GB memorie të brendshme, si dhe do të ofrojë mbështetje për dy SIM kartela hibride (njëri port mund të përdoret edhe për kartelën microSD deri në 128 GB).

Kamera kryesore dhe ajo e përparme mbeten të njëjta sikurse te versioni origjinal – 16 megapikselë kamera kryesore dhe ajo e përparme prej 8 megapikselë. Skaneri për gishtërinj do të jetë i vendosur në pjesën e pasme të smartfonit, menjëherë nën kamerë.

Nokia 6 (2018) do të jetë në dispozicion me ngjyrë të bardhë, të kaltër dhe të zezë. Arritja e këtij telefoni te TENAA nënkupton se lansimi zyrtar i tij është afër.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com