Sheshel, Nikoliq e Koshtunica kishin dashur “vetëm t’i gjuanin me gurë ambasadat në Beograd”

0

Në hetimet për rastin e vënies së zjarrit në ambasadat perëndimore në Beograd pas mitingut “Kosova është Serbi” më 21 shkurt të vitit 2008, sot papritur, u ndërfut edhe shefi i radikalëve serbë, Vojislav Sheshel.

sheshel-nikoliq-e-koshtunica-kishin-dashur-ldquo-vet-euml-m-t-rsquo-i-gjuanin-me-gur-euml-ambasadat-n-euml-beograd-rdquo_hdAi në një konferencë për gazetarë, transmeton gazeta “Veçernji novosti”, ka theksuar se bashkë me Tomislav Nikoliqin, kryetarin aktual të Serbisë dhe me krerët e Partisë Demokratike të Serbisë, të Vojslav Koshtunicës, atëherë ish – kryeministër i Serbisë, u morën vesh që gjatë tubimit të gjuanin vetëm me gurë ambasadat e SHBA-së dhe të Gjermanisë, përcjellë Koha.net.

Sheshel ka kërkuar që për këtë shkak, kryetari Nikoliq t’i shfajësojë nga çdo përgjegjësi gjashtë zyrtarë serbë, të cilët tash për tash janë të dyshimtë se nuk kanë penguar sulmet në ambasadat në Beograd.

“Nuk ka pasur marrëveshje që të ndizen ambasadat, por ka pasur marrëveshje që ato të goditen me gurë e me lëndë të ngjashme. Radikalët janë krenarë me atë që është bërë. Nuk bën tani që faji tju lihet gjeneralëve policorë të cilët nuk kanë mundur t’i ndalojnë protestuesit, madje edhe Zoran Vujoviqi, i cili atëherë vdiq nga zjarri në ambasadën e Amerikës, ka qenë anëtar i partisë radikale”, ka thënë Sheshel.

Gazeta “Novosti” bën me dije se pas këtij versioni, avokatët e gjeneralëve të dyshuar po shqyrtojnë edhe opsionin që Sheshel të propozohet dëshmitar i mbrojtjes në procesin eventual gjyqësor.

Nuk përjashtohet mundësia që të merren në pyetje edhe Nikoliq e Kushtunica. Lidhur me këto zbulime të Sheshelit nuk janë deklaruar as kryetari serb aktual Nikoliq dhe as ish-kryeministri serb, Vojislav Koshtunica.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com