Sheshel i kthehet politikës: Nuk do të merrem me tradhtarët

0

Sheshel i kthehet politikës: Nuk do të merrem me tradhtarët

Duke komentuar raportimet që do të kthehet në Serbi për hakmarrje, lideri i Partisë Radikale të Serbisë, Vojislav Sheshel, ka thënë shkurt se “nuk do të merret me tradhtarët”.

Ai gjatë fluturimit për në kryeqytetin serb, Beograd, iu ka përgjigjur disa pyetjeve të gazetarëve në lidhje me të ardhmen e tij, ku ka specifikuar se do t’i kthehet, asaj siç thotë ai se “din ta bëjë më së miri”, politikës, transmeton Telegrafi.

“Më vije mirë që po kthehem. Politika është prioriteti im, por vetëm pas shërimit. Unë kam dy metastaza, por nuk është aq keq sa mendohet”, tha për gazetën Blic, Sheshel, dhe shtoi “Më pret karrigia në parti, do të merrem me politikë”.

Kujtojmë se gjatë shtatë viteve të fundit, krimineli Sheshel kishte qëndruar në burgun e Hagës, i cili po akuzohet për krimet e kryera në Bosnjë-Hercegovinë dhe Kroaci. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com