Sherri për një femër që përfundoi me vrasje në Itali, shqiptari dënohet me 11 vjet burgim
19:35 | 11 Tetor 2018

Gjykata e Lartë në Itali, të mërkurën e 10 tetorit, shpalli apelimin e mbrojtjes së të pandehurit si të papranueshme dhe si rrjedhojë konfirmoi dënimin e dhënë në shkallë të dytë, raportojnë mediat lokale.

Oltjan Nela vdiq në spital pas dy ditësh agoni dhe anëtarët e familjes së tij kurrë nuk pushuan së kërkuari drejtësi për të.

Gjykata e Apelit e dënoi Mjeshtrin me 10 vjet e 8 muaj burgim për vrasjen e Nelës, si dhe 4 muaj për armëmbajtje pa leje (thikën me të cilën e qëlloi 20-vjeçarin).

Sherri që pasoi vrasjen nisi në një lokal nate. Shkaku sipas prokurorisë, ishte se Mjeshtri akuzoi Nelën se i kishte ngacmuar të dashurën, shkruan syri.net.

Nevina Shtylla