Sherri i parë si burrë e grua. Ja pse Getoari i ngriti zërin Marinës
14:48 | 24 Shtator 2017

Një nga dasmat që bëri më shumë bujë në vend ishte ajo e moderatores Marina Vjollca dhe reperit Getoar Selimi.

Megjithatë pas dasmës është normale të fillojnë edhe zënkat e para si çift i martuar duke qenë se tani secili nga palët merr një status tjetër. Lidhur me këtë moderatori Ermal Mamaqi e ngacmoi paksa Marinën sonte në “Xing me Ermalin” duke e pyetur si ndihet që tani është një grua e martuar. “Nuk jam mësuar”, tha Marina e më pas zbuloi se edhe me Getoarin ka pasur një debat para dy ditëve. “Pata një debat me Getin para dy ditëve, më tha: “Boll tani, sillu si grua e martuar tani”, tregoi moderatorja duke qeshur.
Françeska Jaçe