Sherr me thika, vritet shqiptari 29-vjeçar
10:44 | 07 Shtator 2014

Një shqiptar ka humbur jetën gjatë një sherri në Arezzo të Italisë. 29-vjeçari identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur është qëlluar me thikë duke marrë plagë të rënda e për pasojë ka humbur jetën. Mediat italiane raportojnë se 29 vjeçari mund të ketë qenë duke ndarë disa të tjerë të cilët po ziheshin në ato momente. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 2:30 të mëngjesit përpara një lokali në periferi të Arezzos. Të plagosur kanë mbetur edhe dy shqiptarë të tjerë të moshës 25 dhe 30 vjec. /bw/
Edlira Rukaj