Sherif Ademin, Ministria e emroi – Ministria e shkarkoi

0

Në bazë të ligjit mbi bazat e arsimit dhe edukimit neni 61, Ministria e Arsimit ka marrë vendim dje që të emërojë ushtruesin e detyrës së drejtorit të ri në shkollën fillore “Muharrem Kadriu”dhe këshillit drejtues të shkollës.

Shkolla-fillore-Muharrem-Kadriu-Tëernoc

Ushtrues detyre n postin e drejtorit është emëruar pedagogu i kësaj shkolle Selami Jakupi, në vend të drejtorit të deritanishëm të dhunshëm Sherif Ademit, Jakupi nga sot ka marrë detyrën dhe në një prononcim për RTB konfirmoi arritjen e këtyre dy vendimeve dhe potencoi se, ky këshill drejtues për gjashtë muajt e ardhshëm do të zgjidhë të gjitha çështjet dhe problemet në këtë shkollës, ku Këshilli i mëparshëm nuk arriti dot të bëjë asgjë. Vendimi i dytë nga Ministria ishte emërimet e antarëve të Këshillit drejtues të kësaj shkolle të cilët janë, Bajram Salihu, arsimtarë i gjuhës shqipe, Nagip Latifi, arsimtarë i edukatës fizike, Naim Salihu, arsimtar i gjuhës serbe, Xheladin Xheladini, nga këshilli i prindërve, Enis Shabani, Amirë Vehbiu, Zijat Aliu, Semi Aliu dhe Hajredin Destani. Bajram Fejzullahu kryeshef i departamentit për arsim pranë komunës së Bujanocit, dhpreson se kësaj here do të zgjidhen një herë e mirë këto probleme. Fejzullahu potencoi se, “në këtë shkollë ka patur shumë parregullsi të cilat i ka shkaktuar KNSH duke dërguar shkresa të ndryshme nëpër institucione të ndryshme, sikurse edhe inspektorëve të arsimit me të vetmin qëllim që të shkaktojë tollovi” Ministria e Arsimit e Sërbisë në prill të këtij viti kishte emëruar Këshillin siç e dhunshëm dhe ushtruesin e detyrës së drejtorit në shkollën fillore “Muharrem Kadriu” në Tërrnoc, ku ky Këshill është dashur që për gjashtë muaj sa ka pasur dhe mandatin të kryej dhe të zgjidh problemet brenda kësaj shkolle, por sipas raporteve nga inspektorët mbi këtë lëmi, nuk kanë arritur për gjashtë muajt e kaluar të zgjedhin drejtorin e ri në këtë institucion arsimor si më i madhi në komunën e Bujanocit./BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com