Shërbimi sekret serb: Terroristët nga Kumanova tentuan të ikin në Serbi nëpër Miratoc

0

Shërbimet e sigurisë Serbe me 6 prill, para një muaji kishin paralajmëruar Maqedoninë se “terroristët” po pregadisin sulme. Por, qeveria e Shkupit alarmin që po pregaditet për sulm ndaj territorit të saj e kanë quajtur si të pabazë, shkruan “Blic”

Macedoni

“Me paralajmërimet e Serbisë që po pregaditen sulmes terroriste kanë qenë të njoftuar kryeshefi i shtabit gjeneral të ushtrisë maqedone si dhe shërbimet e saj të sigurisë, ku edhe ekzistojnë dokumentacione zyrtare që janë dërguar nga Beogradi. Mirëpo, ata nuk kanë pranuar paralajmërimet tona” ka thënë për gazetën Blic një bashkëbisedues nga kreu i qeverisë serbe, që ka insistuar në anonimitet.

Pas paralajmërimit, është hedhur në fillim granatë në ndërtesën e qeverisë në Shkup, pastaj në fund të muajit prill në karaullën e fshatit Goshincë e tani edhe tek konfrontimi më i madh në Kumanovë.

Për shkak të konfliktit në Maqedoni që po ndodh afër kufirit me Serbinë, qeveria e Serbisë të gjithë shërbimet e sigurië, policisën dhe ushtrinë e ka vendosë në gjendje gatishmërie që siç thuhet, terrorizmi të mos kaloj në territorin e Serbisë. Eshtë marrë vendim që i tërë kufiri ndërmjet Serbisë dhe Maqedonisë të mbyllet përkohsisht.

Sipas informacioneve të tij, udhëheqësit e terroristëve nga Kumanova kanë ikur nga forcat maqedonase nëpërmjet fshatit Likovë dhe Llojan dhe kanë planifikuar të hyjnë në Serbi.

“Qëllimi i tyre ka qenë qenë që në afërsi të fshatit Miratoc të hyjnë në territorin tonë, por kanë heqë dorë kur kanë parë forcat e shumta që ishin të radhitura përgjatë kufirit” ka thënë ai.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com