Shërbimi sekret serb publikon vendet që mund të sulmohen nga terroristët

0

Mediat Serbe kanë raportuar se brenda shtetit të Serbisë ndodhen 10 deri në 15 terrorist.

auto_Terorist1435663785

Sipas mediave në Serbi cak i sulmeve të këtyre terroristëve janë qytetet e mëdha serbe, si Beogradi, Nishi, Novi Sadi etj.

Këto informacione janë siguruar nga shërbimi sekret serb, BIA.

Profesori i Fakultetit të Sigurisë, Zoran Dragishiq, ka thënë mediave serbe, se në çdo vend, duke përfshirë edhe Serbinë, synim i këtyre grupeve janë vende të tilla, si koncertet, qendrat tregtare dhe vende të tjera ku ka prezencë të madhe të njerëzve.

“Ju e dini se BIA ka mbajtur nën mbikëqyrje të gjitha objektivat e mundshme, dhe ajo e di shumë mirë që disa individë janë të gatshëm të kryejnë sulme terroriste, numri i të cilëve shkon deri në 15 maksimumi”, ka thënë ai, transmeton Zeri.info.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com