Sot, më: 21.04.2015 në fshatin Breznicë u shënua përvjetori i 15-të i dëshmorëve të Breznicës.
Enver Rasim Bajrami i lindur me 30.09.1976 – 21.04.2000 Z.O.e ”Breznicës Brigada 112”
Enveri u lind në Breznicë, shkollën fillore e kreu në vendlindje atë të mesme në Roganë.
Enveri ishte edhe ushtarë i UÇK-së brigada ”172 Isa Kastrati”.
Në UÇPMB ishte një ndër të parët në themelimin e saj.
Sherif Faik Jonuzi i lindur më 28.12.1978 – 21.04.2000 Z.O. e Breznicës Brigada 112”.
Sherifi u lind në Breznicë shkollën fillore e kreu në vendlindje të mësmen në Roganë, më pas vijoi shkollimin e lartë në shkollën Petagogjike Skendërbeu në Gjilan.
Sherifi mori pjesë në luftën e UÇK-së në Z.O. të Karadakut e pastaj në zonën operative të Pashtrikut, mori pjesë në operacionin ”Shigjeta” në luftën e UÇPMB-së ishte ndër themeluesit e parë, ra heroikisht së bashku me Enver Bajramin në Gjergjec.
Pas rënjes heroike të tyre, menjëher emërtohet edhe brigada 112 ”Sherif Jonuzi dhe Enver Bajrami”
Jemi tubuar sot këtu, pranë varreve të dëshmorëve tanë, për të shënuar 15-të vjetorin e rënies heroike në luftën clirimtare të UCPMB-së.
15 vite më parë, krismat e pushkëve të Enverit dhe Sherfit, bënë kthesën më të madhe historike të luginës së Preshevës.
Enveri dhe Sherifi u rritën në frymën më të pastër patriotike që në fëmijëri, duke mësuar se si duhet dhe mbrohet atdheu.
Enveri dhe Sherifi, vazhduan amanetin e Bacës Lam, nga i cili u inspiruan për atdhedashuri.
Dhe pikërisht këtu në Breznicë, filluan edhe celulat e para të UCPMB-së duke marr jehonë në mbarë Shqiptarinë.
Fjalë rasti patën edhe:
– Nënkryetari i BL-së z.Arif Arifi
– Ismet Tafili veteran i UCK-së dhe antarë i shoqatës vatra.
– Afrim Agushi nga OVL e UCPMB-së.
Në emër të familjarëve të dëshmorëve fjalën e rastit e morën:
– Kastriot Jonuzi, nip i Sherifit.
– Sabile Bajrami, bija e Shabanit. (poezi)
Krejt në fund, kuora lulesh vendosën:
– Familja e dëshmorit ”Enver Bajrami”
– Familja e dëshmorit ”Sherif Jonuzi”
– Bashkëluftëtarët e UCPMB-së nga Breznica.
– Bashkësia lokale e fshatit Breznicë.
– OVL e UCPMB-së.
Lavdi jetës e veprës së dëshmorëve të Breznicës dhe gjithë shqiptarisë.
Breznicë, më: 21.04.2015