Shënohet dita e komunës së Medvegjës

0

Me rastin e ditë së komunës së Medvegjës, kryetari Trupit Koordinues i Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Zoran Stankoviq, solemnisht e hapi fontanën në sheshin e qytetit. Ndërtimin e këtij objekti e ka financuar Trupi Koordinues me vlerë prej 7 200 000 dinarë.

Stankoviq ka faleminderuar nikoqirët për mikëpritje, duke iu dëshiruar çdo prosperitet. Duke përshëndetur të pranishmit ai theksoi se Trupi Koordinues do të përpiqet sikur deri më tani të zgjidh problemet kruciale me të cilat ballafaqohen banorët lokal njofton trupi koordinues.

Nebojsha Arsiq, kryetari i komunës së Medvegjës theksoi se kjo vetqeverisje lokale ka bashkëpunim të shkëlqyeshëm me Trupin Koordinues. Sipas fjalëve të tij, me forcat e përbashkëta në vitin e kaluar është punuar shumë. Rekonstruktuimi i sheshit me ndërtimin e fontanës, rregullimi i anësorëve dhe trotoarëve me drunjë të rradhitur, rregullimi i vëzhgimores dhe rrugë së qasur në drejtim të rezvervuarit kryesor, janë vetëm disa nga projektet të cilat janë realizuar.

„Rregullimi i këtij qytetit të vogël të bukur ka për qëllim që ta zbukuroj edhe më shumë këtë vend, të sjellë investitor dhe hapjen e vendeve të reja të punës për neve dhe kështu gjitha këto për neve janë detyrat prioritare”, tha Arsiq.

Tradicionalisht, në ditën e komunës ndahen mirënjohjes dhe çmimet për qytetarët, kolektivit, sportistëve, nxënësve dhe punëtorëve meritor, Për të ftuarit është organizuar edhe program i pasur kulturor dhe artistik dhe kokteji solemn në Shtëpinë e Kulturës.

Komuna e Medvegjës për ditën e komunës ka zgjedhur 20 majin, sepse në këtë ditë është çliruar përfundimisht shteti ynë i dikurshëm në Luftën e II Botërore./BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com