Shenjat që tregojnë se sheqeri i gjakut është shumë i lartë

0

Niveli i sheqerit në trup tregon sasinë e glukozës në gjak, e cila është një lloj sheqeri që i jep energji trupit.

Ne përmes ushqimit konsumojmë glukozë, e cila shpërndahet në të gjitha qelizat e trupit.

Glukoza e lartë e gjakut (sheqeri i gjakut) ose teknikisht hiperglicemia, ndodh kur trupi nuk mund të përdorë siç duhet glukozën (diabeti i tipit 2), ose ka sasi të pamjaftueshme të tij (diabeti i tipit 1). Nëse kjo do të zgjasë për shumë, për shembull për muaj apo vite, pjesët e caktuara të trupit, duke përfshirë veshkat, enët e gjakut, nervat dhe sytë, do të dëmtohen përgjithmonë.

Tek diabetikët, nivelet e sheqerit në gjak mund të rriten për shkak të faktorëve të ndryshëm, duke përfshirë:
-mbi-trajtimin me hipogliceminë (sheqerit në gjak ulët)
-mungesa e ushtrimeve
-stresi
-dehidratimi
-ilaçe të caktuara, si steroidet.

Rritja e nivelit të sheqerit në gjak nuk do të thotë domosdoshmërisht që ju keni diabet, pasi sheqeri i lartë i gjakut është simptomë e diabetit. Në disa raste, njerëzit me hiperglikemi nuk përjetojnë ndonjë shenjë të gjendjes.
Megjithatë, këto janë simptomat më të zakonshme të sheqerit të lartë të gjakut:
-Urinimi i shpeshtë gjatë natës
-Shikim i turbullt
-Vështirësi për t’u përqëndruar
-Gojë e thatë
-Impotencë
-Infeksionet periodike
-Shërim i ngadalshëm i plagëve
-Probleme të stomakut
-Lodhje ekstreme
-Shtim i etjes dhe urisë
-Lëkura e thatë
-Yndyrë e tepërt në bark apo shtim në peshë
-Probleme nervore etj.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com