Shemshirt e Samolicës e zgjidhin problemin e rrugës së varrezave (Foto)

0

Lagja e Shemshirëve në fshatin Samolicë të Bujanocit, pas 50 viteve, me ndihmën e pushtetit lokal nga sot e kanë zgjidhur problemin e rrugës së varrezave dhe pastrimin e tytre. Drejtorati për ndërtim në bashkëpunim me NP Komunalin sot kanë angazhuar një eskavator i cili e ka hapur një rrug të re që shpien nga kjo lagje drejt varrezave të cilat nuk janë edhe afër fshatit.

ok

Kjo rrugë me një gjatësi rreth 300 metra dhe pastrimi i varrezave, është mirëpritur nga banorët e kësaj lagje të cilët deri më sot kishin patur shum vështirësi kur përcillnin dikend për në banesën e fundit, por sot ky problem është zgjidhur.DSCN8160 “50 vite kemi pritur që varrezat e kësaj lagje ta kenë një rrugë, askush deri më sot nuk është kujdesur për këtë gjë, vështirësit kanë qenë të mëdha sepse kufomat i bartnim nëpër prroska, por nga sot këtë problem e zgjidhëm duke falënderuar pushtetin lokal në krye me Nagip Arifin me stafin e tij i cili na premtoi dhe e realizoi hapjen e kësja rrugë” tha Haxhi Rabiti. DSCN8170Hapjen e rrugës së re për në varreza e ka përshëndetur edhe Fejzi Beqiri nga ky vendbanim i cili theksoi se, angazhimi i Drejtorati për Ndërtim dhe Komunalis kanë bërë që sot të kemi një rrugë funksionale, drejt varrezave, që ta kemi një pamje shum më të mirë në periferi të lagjes, sepse eskavatori gjëtë ditës së sotme ka bërë edhe pastrimin e mbeturinave dhe kështu një aktivitet që duhej kryer shum kohë më parë sot po realizohet me sukses. DSCN8185Punimet në lagjen e Shemshirëve i ka vizituar edhe kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi i cili i ka premtuar banorëve të Samolicës se aktivitetet në këtë vendbanim nuk do të mungojnë edhe në të ardhmën. Drejtori i drejtoratit për ndërtim Agim Haliti u shpreh se, bashkëpunimi i shkëlqyeshëm mes drejtoratit për ndërtim dhe komunalisë ka bërë që jo vetëm në këtë vendbanim por edhe në shum vendbanimet tjera të punohet në përmirësimin e infrastrukturës, duke sanuar dhe asfaltuar rrug, pastruar hapsira publike me qëllim që ti mundësojmë qytetarëve një jetë normale. Lagja e Shemshirëve në fshatin Samolic të Bujanocit dikur numëronte 4 familjë por sot ka mbi 40 dhe rruga drejt varrezave ishte mëse e nevojshme./BujanociNet/

DSCN8163 DSCN8164 DSCN8174 DSCN8177 DSCN8179

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com