Shemsedini: interisimi i qytetarëve për huazim të tokës është i madh

0

Është mbyllur konkursi për marrjen me qira të tokave bujqësore në pronsi të shtetit, në komunën e Bujanocit. Krytari i komisonit Refik Shemsedini njofton se interesimi ka qenë mjaft i madh nga ana e qytetarve mirepo kushtet e kufizuara për periudhën 3 vjeçare kan ndikuar që shumë aplikant të tërheqin kërkesat e tyre.

820785_4198815060921_135813716_o

Në komunën e Bujanocit janë rreth 78 parcela që janë pronësi bujqësore shtetrore dhe për këto pronsi komuna e Bujanocit çdo vitë hap konkurs që qytetarët të ken mundsi të i shfrytëzojnë. Në këtë konkurs interesimi ishte i madh nga qytearët, mirëpo kushtet e kufizuara, që do të thot, toka mund të shfrytëzohet vetëm 3 vite, ka ndikuar që shumë aplikant të tërheqin kërkesën, thotë kryetari i komisionit Refik Shemsedi, duke shtuar se këtë vit vetëm një qytatar ka fituar të drejtën e shfrytëzimit të pronës bujqësore. Gjithashtu Shemsedini njofton edhe për kushtet që duhet të plotësohen për të fituar pronën bujqësore, duke shtuar se çmimet dallojnë, në këtë drejtim. Tokat e pa punuar dhe ato malore paguhen me çmim 3.000 mijë dinar për një hektar ndërsa ato pjellore 4.000 mijë dinar. E gjith kjo ofert bëhet në bazë të ligjit mbi pronësi shtetërore në Sërbi, andaj Shemsedini shpreson që në të ardhmen të rritet mundsia e përdorimit të tokave bujqësore për një periudhë më të gjatë se 3 vite, pasi që shumë qytetar kan interesim që të kultivojnë pemë dhe frute të ndryshme ku nevoitet një periudhë më e gjatë për prodhimin e tyre./BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com