Shembet një pjesë e Kalasë së Prizrenit
09:58 | 11 Mars 2015

Shiu ka qenë shkaktar që të rrëzohet një pjesë e murit të Kalasë së Prizrenit. Për shkak të rrezikut eventual policia apelon tek vizitorët që të kenë kujdes, raporton rel. kalaja e prizrenit Është shembur një pjesë e murit verior të Kalasë së qytetit të Prizrenit. Kapiteni Hazir Berisha tha se janë njoftuar të gjitha organet e pushtetit lokal derisa deri në ndërhyrje apelon për kujdes. Drejtori i Qendrës Rajonale të Trashëgimisë Kulturore në Prizren Sami Hoxha nuk e mohon rrezikshmërinë që paraqet rrëzimi i murit të Kalasë. Arkitektët e Qendrës Rajonale të Trashëgimisë Kulturore pohojnë se kjo pjesë e Kalasë së Prizrenit është restauruar në vitin 2008 por punimet nuk ishin përfunduar dhe depërtimi i lagështirës dhe agjentëve të tjerë atmosferik kanë quar deri në rrëzimin e murit.
Edlira Rukaj