Shefi italian vret dy shqiptarë të Kosovës

0

Shefi italian vret dy shqiptarë të Kosovës

Dy shtetas kosovarë, janë qëlluar për vdekje nga pronari i tyre Xhanluka Çiferri në Fermano të Italisë.

Viktimat janë Valdet Avdyli, 26 vjeç dhe Nexhmedim Mustafa, 38 vjeç. Autori i vrasjes ka lajmëruar menjëherë policinë dhe ambulancën, por fatkeqësisht dy kosovarët humbën jetën para se të mbërrinte ndihma e shpejtë.

Çiferri deklaroi në polici se ish-punonjësit e tij e kishin ndaluar në mes të rrugës dhe kishin debatuar për çështje ekonomike.

Ende nuk dihet nëse viktimat pretendonin ndonjë pagë të vonuar, apo para shtesë, por debati u kthye në një tragjedi të vërtetë, raporton Shekulli.

Autori u arrestua menjëherë ndërkohë që policia sekuestroi armën e tij që e mbante me leje. Aktualisht po vijojnë hetimet për të gjetur shkakun e kësaj vrasjeje të dyfishtë. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com