Shefi i ri i NATO-s u rrit në Beograd – pranon se ka pirë marihuanë dhe…

0

Shefi i ri i NATO-s u rrit në Beograd - pranon se ka pirë marihuanë dhe...

Ish kryeministri norvegjez , Jens Stoltenberg, sot është emëruar si Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s.

Stoltenberg ishte dy herë kryeministër i Norvegjisë (2000-2001 dhe 2005-2013), dhe gjatë karrierës së tij politike, ka marrë shumë falënderime prej një politikani të matur.

Vjen nga dinastia më e fuqishme politike në Norvegji, pasi që babai i tij, si dhe anëtarët e tjerë të familjes, janë të pranishëm në politikën norvegjeze për dekada të tëra, transmeton Telegrafi.

Shefi i ri i NATO-s kaloi fëmijërinë e tij në Beograd, pasi babai i tij, Thorvald Stoltenberg, për një kohë ishte i dërguari i OKB-së për arritjen e një paqeje në ish-Jugosllavi, ndërsa në vitin 1960 ishte emëruar sekretari i parë i ambasadës së Norvegjisë në Beograd.

Stoltenberg thotë se nuk është ateist, por as nuk i takon ndonjë religjioni. Beson se ekziston “diçka më shumë se njerëzimi” dhe pranon se ka pirë marihuanë në rininë e tij.

Jens, gjatë një vizite zyrtare në Beograd në tetor të vitit 2007, ka evakuuar disa kujtime, siç tha ai, të një fëmijëri të lumtur në kryeqytetin serb.

Përveç shtëpisë ku u rrit në Dedinje, vendi i tij i preferuar është KalemegdanI, ku mësoi që të skijoj, transmeton Telegrafi.

Duke kujtuar ditët që kaloi në Beograd, Stoltenberg tha se kujton ushqimet e tija të preferuar që i hante si një fëmijë – speca të mbushur, fasule dhe qebapë.

Stoltenberg ka marrë këtë detyrë në mes të krizës së Ukrainës, të cilën paraardhësi i tij, Rasmussen, e quajti atë si “Sfida më e madhe e sigurisë që prej Luftës së Ftohtë”.

Si kryeministër i Norvegjisë nga Partia e Punës, Stoltenberg ka nxitur marrëdhëniet e fqinjësisë me Rusinë dhe ka krijuar lidhje të forta me presidentin rus, Vladimir Putin, si dhe kryeministrin, Aleksander Medvedev.

Analistët kujtojnë se Stoltenberg, gjatë qëndrimit në postin e kryeministrit norvegjez përfundoi me sukses një mosmarrëveshje çerekshekullore me Rusinë rreth detit Barents, i cili u formalizuar me një marrëveshje në vitin 2010 në Oslo.

Por, si sekretar i Përgjithshëm, Stoltenberg tani do të duhet të jetësoj planin e veprimit që u miratua muajin e kaluar në samitin e NATO-s në Uells.

Plani përfshin një prani të dukshme të NATO-s në vendet që kufizohen me Rusinë, forcojë ushtrinë dhe të krijoj një njësi të veçantë për ndërhyrje të shpejtë, që nga Rasmussen u quajt “grusht i hekurt i NATO-s”. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com