Shefi i OSBE-së dhe Jonuz Musliu flasin për çështjet e rëndësishme në Luginë

0

Në selinë e Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH), kryetari Jonuz Musliu, u takua me Shefin e misionit të OSBE-së zyra në Bujanoc, Giacomo Bosisio.
Gjatë këtij takimit janë diskutuar çështjet e rëndësishme për shqiptarët në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

Ndër të tjera, temë e këtij takimi ishte edhe padia e Këshillit Kombëtar Shqiptarë të deponuar në Gjykatën administrative në Beograd.

Me ç`rast kryetari Musliu ka njoftuar se KKSh ka paditur Zyrën për të drejtat e njeriut dhe pakicave për mos respektim të konkluzionit të Qeverisë së Republikës së Serbisë, me të cilin është aprovuar raporti i ekspertëve ndërkombëtar për vlerësimin e popullsisë në komunën e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës për regjistrimin e popullsisë 2011.

Qeveria e Serbisë në bashkëpunim me bashkësinë ndërkombëtare më 12 qershor 2015 përmes Zëvendëskryeministrit dhe Ministri i Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale, Kori Udoviçki në takim me liderët nga komunat e Preshevës Medvegjës dhe Bujanocit, me pjesëmarrjen e ekspertëve ndërkombëtarë kanë miratuar metodologjinë për vlerësimin e popullsisë në komunat Bujanoc, Medvegjë dhe Preshevë. Në takim ishte i pranishëm edhe ambasadori britanik Denis Keefe, ambasadori amerikan, Michael Kirby. Zëvendës Shef i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Serbi, Oscar Benedikti dhe shefi i Misionit të OSBE-së në Serbi, Peter Burkhard. Në takim u pajtuan edhe për aktivitetet e mëposhtme.

1. Për të vlerësuar numrin e banorëve në këto komuna duke e bërë nga ekspertë në këtë fushë me mbështetjen e Institutit të Republikës për Statistikave të Republikës së Serbisë, duke respektuar të gjitha rregullat e Republikës së Serbisë dhe standardet ndërkombëtare të përcaktuara dhe kriteret metodologjike dhe

2. Rezultatet nga ky vlerësim i popullsisë të janë në përdorim zyrtar në Republikën e Serbisë për të kryer regjistrimin e ardhshëm.

Përdorimi i rezultateve të regjistrimit të popullsisë nga viti 2011 që patën bojkotuar të gjitha partitë politike shqiptare dhe u regjistruan vetëm 1.187 shqiptarë në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë ka dëmtuar seriozisht shqiptarët në proceset e nisura në përfitimin e të drejtave të garantuara me konventa ndërkombëtare. Ndërkaq, me vlerësimi i banorëve rezident shqiptar në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë janë 47.938. Për më tepër, KKSH-së përveç që i është zvogëluar në mënyrë drastike buxheti i janë zvogëluar edhe anëtarët nga 29 në 15. Gjithashtu, përdorimi regjistrimit të popullsisë nga viti 2011 ka pasur reperkusione nëpër të gjitha organet dhe fushat ku duhet të i realizojnë shqiptarët të drejtat e tyre.

KKSh ka pasur parasysh konkluzionin e Qeverisë së Serbisë, vendim i cili obligon çdo institucion pa përjashtim ka ngritur padi ndaj Zyrës për të drejtat e njeriut pakicave për mos respektim të tij.

Ndërkaq, KKSh edhe pse konsideron që në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë do duhej të ishin mbi 100 mijë shqiptarët, ka konstatuar se sipas dokumentacionit, përkatësisht Vlerësimi ndërkombëtar i popullsisë për Luginën e Preshevës për vitin 2011 dhe Regjistrimit të popullsisë 2011 rezulton me 47.938 në Luginën e Preshevës dhe 4.622 shqiptar nëpër Serbi në një numër të përgjithshëm prej 52.560 shqiptar në Serbi për Regjistrimin 2011.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com