Shefi i administratës në Gjilan fyen rëndë qytetarët e Kosovës Lindore

3

Lëvizja “Vatra” kërkon me ngulm nga Kryetari zoti Lutfi Haziri, të kërkoj përgjegjësi nga Agim Velekinca në pozitën e shefit të shërbimit të gjendjes civile ngase ,,SHEFI” në një prononcim për një medium qendror para ca ditësh me temën nënshtetësia për qytetarët e Kosovës Lindore, drejton akuza fyese, dhe shumë denigruese në drejtim të qytetarëve të dëbuar nga Kosova Lindore.
Gjilani_2011
Ai duke i quajtur profiterë të cilët kanë lënë shtëpitë e tyre për të ardhur në Kosovë, madje edhe për të marr pensione, ky zotëri shkon edhe më larg, duke i quajtur qytetarët e Kosovës Lindore bashkëpunëtorë të strukturave paralele të Serbisë në Vranje. Dhe disa nga këto akuza i bën para kamerës, ndërsa pas kamerave po thuaj se zbraz të gjithë mllefin dhe urrejtjen që ka ky njeri për qytetarët e këtyre trojeve etnike, (të cilat ishin të tmerrshme edhe për gazetarët dhe të pranishmit e rastit).
Ia përkujtojmë z.Velekica, se forcat serbe në 1999-2000 dëbuan me forcë duke i maltretuar, rrahur, ndjekur, disa të arrestuar, mbi 20000 banorë nga Kosova Lindor, djegën deri ne themele shtëpitë e tyre vetëm të mos kthehen në vatrat e tyre dhe për mbi 12000 banorë kurrë më nuk janë krijuar kushte të shkojnë lirshëm, e të mos flasim për kthimin në shtëpitë e tyre. Forcat serbe edhe sot e kësaj dite po e mbajnë të getoizuar me xhandarmëri, polici, e ushtri këtë pjesë të Kosovës Lindore. Është krejt e pa moralshme të mendohet, dhe e turpshme të thuhet nga ana e ndonjë zyrtari se qytetarët e Kosovën Lindore kanë ardhur në Kosovë për të marrë pensione ose për një jetesë më të mirë. Andaj, kërkojmë nga z. Lutfi Hazir që të ndërmerr masa disiplinore ndaj z. Velekica nga ky pozicion sepse sjelljet e këtij njeriu nuk janë etike, as profesionale dhe as intelektuale, madje në masë të madhe ka irrituar, por edhe po ndihemi të fyer gjithë qytetarët e kësaj pjese. Këto sjellje më shumë ngjasojnë me homologët e tij serb, në administratat e tjera që kanë plot urrejtje për shqiptarët, dhe asnjë herë nuk hezitojnë të drejtojnë ofendime, mbase edhe poshtërime të llojit të tillë në drejtim të qytetarëve shqiptarë të Kosovës Lindore. Me këtë rast ftojmë qytetarët e dëbuar nga Kosova Lindore të mos ndihen të turpëruar nga njerëzit që nuk dinë asgjë për realitetin e hidhur që na ka ndodhur ne. E në një të largët ndoshta i ka ndodhur edhe këtij ,,zyrtari që paguhet me paratë tona ditën, por edhe na shanë ditën, edhe atë para një opinioni të gjerë, që fatmirësisht të gjithë e dinë të vërtetën, pos këtij thuhet në reagimin e Lëvizjes “Vatra”./BujanociNet/

 

Shpërndaje në rrjetet sociale.

3 Komente

  1. o ki burr koka si ajo vjerra qe i kish pas than rejev veta se sa sum kan thon ato mua i kish pas than gjithmon se ju jeni kurva rrospija per mos ta marin vesh djemt se po bohet beti qasi qenka edhe ky far burri qe ka dhon deklarata
    po duhet ta zbardhin se nga vjen ky dhe se me qka esht apo jan marrun familja e kety burri se rrojen e shpijunit e paska vet ky burr por po te them sa sme ke than ty mua apo sa nuk jam zbuluar leni ai se qka thot por qitja faktet se qfar esht kaq kam

  2. Shqyptar on

    Qaq sa une jam shka, qekaq e ma shume, kjo mebturine shqipfolese mund te jete shqiptar! Selamun alejkum prej Prishtine, Kosova Lindore ime e dashur!

  3. Kete zyrtare me emrin Agim Velekinca une,e njohe shume mire.
    Ky qe nga fillimi ka nje urrejtje shume te madhe per qytetaret e Lugines se Presheves.
    Ky zyrtare haptazi shpreh urrejtje ndaj shqipetareve te Lugines,duke i ofenduar ne qfardo menyre dhe kategori te ndryshe.
    Ky matrapaz eshte bashkepunetor i UDB es,ky edhe para lufte ka qene UDBASH,eshte shpijun dhe punon per UDB en,kete e them me pergjegjesi te plote.
    Eshte mjerim per shqipetaret qe ky komunist Agim Velekinca punon ne kete resor shume te ndieshem.
    Ky e meriton pushkatimin e menjehershem…………………………

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com