Shefati të shtunën përball sfidës më të vështirë në karrierë

0

Boksieri profesionist nga Tërnoci, Shefat Isufi nesë do të ketë sfidën më të vështirë në karrierë, pasi në Mynih të Gjermanisë do të boksoj kundër polakut Dariusz Sek për të mbrojtur titullin WBC EuroAsia Pacific Boxing Council në kategorinë gjysëm të rëndë.

11072012_444814572342297_3263552209846960912_n

Sek është i njohur për opinionin tonë pasi vitin e kaluar boksoi me boksierin shqiptar Robin Haxhi Krasniqi në duelin eliminator për titullin e kampionit të botës në versionin WBO, ku Krasniqi pas 12-raundeve sfiduese doli të dal fitues me vendim unanim. Isufi shpreson që pas fitores me Sek të boksoj me kampionin e botës në kategorinë gjysëm të rëndë në versionet Super WBA, IBF dhe WBO, gjermanin Jurgen Brahmer i cili mposhti Krasniqin në mars të këtij viti. Isufi deri më tani ka zhvilluar 21 meçe në boksin profesionist duke shënuar 17 fitore, prej tyre 13 me nokaut, dy humbje dhe dy barazime. Ndërsa Sek ka bilanc prej 22 fitoreve, dy humbje dhe një barazimi. Në parameç do të boksojnë edhe dy shqiptarët tjerë që janë vllezër, Safet Avdiahmetaj i njohur si Toni Kraft dhe Musë Avdiahmetaj i njohur si James Kraft. Meçi Isufi – Sek do të zhvillohet nesër në ora 22 e 45 minuta dhe do të transmetohet drejtpërdrejt në RTK dhe Sport 1.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com