Shefat Isufi fitoj për herë të dytë titullin e kampionit interkontinental
16:48 | 24 Korrik 2018

Boksieri i mirënjohur shqiptar me prejardhëje nga Tërnoci i komunës së Bujanocit, i kategorisë super të mesme në boksin profesionist, Shefat Isufi, kampion interkontinenal në boks, sot për herë të dytë mbrojti titullin e kampionit interkontinental, në Munih të Gjermanisë.

Kundërshtar i tij ishte Muhamed El Achi nga Maroko i cili mbrojti ngjyrat e Belgjikes dhe i cili jeton në Francë. Deri më tash, kundërshtari i Shefatit, Achi, kishte zhvilluar 19 duele prej të cilave, 14 i ka fituar kurse vetëm një e ka humbur dhe, tri herë ka barazuar.

Ndryshe nga ai, Shefat Isufi ka të zhvilluara gjithsejt 31 duele, nga të cilat, 26 i ka të fituara, tri të humbura dhe, vetëm dy duele kanë përfunduar me barazim, ku sot ju shtua edhe dueli i 32 dhe fitorja e 27, Shefat Isufi fiton duelin me pikë kundër Mohamed El Achi një duel tejët luftarak, nga të dy boksierët.

Me qindra Shqiptarë ishin të pranishëm në përkrahëje të Shefat Isufit, ku i kan dhënë një përkrahëje të madhe duke brohoritur emërin e Shefatit pothuajse gjatë gjithkohës./BujanociNet/

Foto: Pronari i BujanociNet, Fisnik Iseni, dhe kampioni i Boxit Shefat Isufi

 

 

Aurela Hoxha