SHBA, i ftohti polar merr 23 jetë

0
Të paktën 23 vetë kanë humbur jetën këtë javë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për shkak të të ftohtit. Sipas agjencisë së lajmeve “CNN”, shumica e viktimave janë nga shteti i Tenesit. Shkaqet kryesore të vdekjeve janë hipotermia dhe aksidentet automobilistike.

Më tepër se 2700 vetë kanë mbetur pa energji elektrike për shkak të motit të ftohtë, shiut dhe borës, ndërkohë që reshjet parashikohet të vazhdojnë edhe për disa ditë në vazhdim.

Bregu lindor do të përfshihet nga temperaturat që parashikohet të shkojnë deri në 40 gradë nën zero në disa zona marlore, ndërsa në Uashington temperatura zbriti deri në -15 gradë celcius, duke thyer rekordin e -7 gradëve të vendosur në vitin 1950.

Ngrica ka përfshirë edhe Ujëvarën e Niagaras dhe lumin Hadson në Nju Jork, ndërsa në shumë qytete shkollat janë mbyllur.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com