“SHBA dhe BE kanë dhënë dritën e gjelbër për bashkimin e shqiptarëve”!?

0

Në një shkrim ku parashikon zhvillime të rëndësishme të politikës rajonale në vitin 2015, gazeta greke “Imerisia” merr në analizë përpjekjet diplomatike të Tiranës dhe Ankarasë për të nxitur njohjen e Kosovës nga Beogradi dhe Qipros turke nga Athina.

ldquo-shba-dhe-be-kan-euml-dh-euml-n-euml-drit-euml-n-e-gjelb-euml-r-p-euml-r-bashkimin-e-shqiptar-euml-ve-rdquo_hd

Në të kundërtën, kërcënimi direkt apo indirekt, sipas gazetës, është ripërsëritja e një skenari të ngjashëm me atë të Krimesë në Ukrainë, raporton Respublica.

Gazeta shkruan se Ankaraja dhe Tirana konsiderojnë se në kushtet aktuale të një dobësimi politik dhe ekonomik të Athinës dhe Beogradit është më e lehtë që të arrihen disa zgjidhje që pengojnë anëtarësimin e Kosovës dhe Qipros turke në organizmat ndërkombëtarë.

Po ashtu, “Imerisia” thotë se Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian i kanë dhënë dritën jeshile Tiranës dhe Ankarasë të lëvizin në këtë drejtim. Në këtë kontekst komentohen edhe deklaratat e fundit të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, për bashkimin kombëtar herët a vonë të shqiptarëve ose nën ombrellën e Brukselit ose si një proces i natyrshëm.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com