SHBA, Britania fajësojnë Rusinë për “sulme qëllimkëqija kibernetike”
15:04 | 17 Prill 2018

 dhe aleatët e tyre besojnë fuqishëm se Rusia qëndron prapa fushatës.

Joyce tha se SHBA mund të përgjigjet me sanksione të reja dhe aktakuza. “Do të përgjigjemi fuqishëm”, tha ai.

Britania dhe Shtetet e Bashkuara thanë se kanë lëshuar alarmin për t’i ndihmuar objektivat që të mbrohen dhe për të bindur viktimat që të ndajnë informacione me hetuesit qeveritarë.

“Ne nuk kemi njohuri të plotë për shkallën e rrezikut”, tha Jeanette Manfra, zyrtare për siguri kibernetike pranë Departamentit amerikan për Siguri Kombëtare.

Një zëdhënës i Qeverisë britanike tha se fushata globale e spiunazhit kibernetik tregon edhe një herë se si Rusia “i shpërfill normat ndërkombëtare dhe rendin global”.

Kjo është hera e parë që SHBA-ja dhe Britania lëshojnë deklaratë të përbashkët për të këshilluar të gjithë sektorët që mund të jenë komprometuar, duke ofruar hapa për të identifikuar dhe neutralizuar problemet e mundshme që lidhen me sulmet.

Gazeta Guardian shkruan se vendimi i SHBA-së dhe Britanisë për të dalë publikisht reflekton humbjen e durimit me Moskën, pas disa sulmesh kibernetike që besohet se e kanë origjinën në Rusi.

Paralajmërimi po ashtu mund të vijë për shkak të ndërhyrjes së dyshuar të Rusisë në zgjedhjet demokratike në SHBA dhe Evropë, mbështetjes së saj për presidentin e Sirisë, Bashar al-Assad, dhe incidenteve të tilla si përdorimi i agjentit nervor në Sallsbëri të Anglisë.

Powered by WPeMatico

Françeska Jaçe
S