SHBA: Avioni luftarak që kushtoi 400 miliardë s’ka mundësi të gjuaj (Video)

0
Aeroplani luftarak amerikan, F-35 Joint Strike Fighter, JSF i ndërtuar nga “Lokid Martin”, gjatë këtij viti është dashur të futen në funksion të forcave ajrore ushtarake amerikane, por pa pasur mundësi që të gjuaj nga topi 25 milimetra.

Megjithëse janë hargjuar 400 miliardë dollarë, avioni i ‘padukshëm; F-35, ende nuk e posedon softuerin që do i mundësonte gjuajtjen nga topat e tij, raporton Indeksonline.

Në Pentagon thuhet se JSF këtë funksion do e sigurojë tek në vitin 2019, katër vjet pasi forcat ajrore amerikane kanë filluar të përdorin këta avionë luftarakë.

Bile, edhe pasi të vihen në funksion topat, piloti do të ketë në dispozicion vetëm 220 plumba.

Ekspertët thonë se ky numër i plumbave do të jetë i mjaftueshëm, mirëpo oficerët ushtarak nuk pajtohen.

Megjithë faktin se ky aeroplan ende nuk do të jetë në gjendje të shfrytëzojë topat e tij, ai padyshim se do të jetë shumë i rrezikshëm. Përpos raketave ajër – ajër ‘Raytheon’, aeroplani i padukshëm do të mbajë edhe disa bomba.

I njëjti do të jetë në gjendje të mbajë edhe bomba 450 kg të rënda që drejtohen nga satelitët apo raketa të drejtuara nga laserët me 225 kilogramë eksplozivë./Indeksonline/

Shikojeni se si duket F-35 në aksion

 

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com