Shaqiri, përfundimisht në Stoke City

0

Më në fund çështja e transferit të Xherdan Shaqirit në Stoke City të premier ligës angleze është punë e kryer. Për 12 milionë funta (rreth 18 milionë franga) Shaqi ka kaluar në radhët e klubit të dytë më të vjetër (ende ekzistues në Angli.

shaqiri-stoke-city

Është jo pagesa më e madhe që deri më tash ky klub ka bërë për blerjen e një lojtari. Shaqirin, kontrata e obligon për pesë vite gjegjësisht deri në vitin 2020.
Futbollistin e përfaqësueses zvicerane e me rrënjë nga Kosova e ka ndjekur një fat jo i mirë prej kalimit në FC Bayern e pastaj në Inter të Milanos. Në të dy klubet ai më shumë ka ngrohur bankinën se që është futur në lojë.

Me gjithë faktin se te shumica e fansave të tij ky transferim ka shkaktuar ndjenja të përziera, Shaqiri duket të jetë i kënaqur . “Mezi po pres të njihem me kolegët e ekipit dhe të luaj për herë të parë për klubin”, ka thënë ai pas nënshkrimit të kontratës.

Shefi i klubit Stoke Citye, Ton Scholers ka thënë me këtë rast: “Jemi të entuziazmuar që patëm mundësinë të angazhojmë Shaqirin. Xherdani është një përplotësim fantastik për kuadrin tonë”.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com