Shaqiri maskohet si plak, befason fëmijët

0

Kush nuk dëshiron që një herë në jetë ta këtë afër idolin e tyre? Për fëmijët e klubit SC Kriens të Luzernit, kjo ëndërr u bë realitet. Xherdan Shaqiri ishte surpriza më e madhe që u bëri fëmijëve të këtij klubi.

shaqa

Përfaqësuesi i Zvicrës ishte maskuar si plak me mjekër me ngjyrë gri për t’u paraqitur si trajneri i ri i ekipit para se të luajë kundër tyre.
Fëmijët e klubit, edhe pse nuk e njihnin, dukeshin të mahnitur me veprimet e “trajnerit” të tyre të ri.

Kur Shaqa filloi të luajë me ta, ai ndërkohë hoqi maskën dhe fëmijët të gëzuar se po e shohin idhullin e tyre, vrapojnë të gjithë për ta përqafuar.

Pas ndeshjes fëmijët ishin shumë të lumtur, po aq edhe futbollisti kosovar. “Ishte një ditë argëtuese për mua”, raporton “blick.ch”, transmeton albinfo.ch.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com