Shaqiri kapiten i Zvicrës, lajm i keq për Kosovën

0
Për Xherdan Shaqirin sigurisht se do të jetë nder dhe kënaqësi, por edhe përgjegjësi e madhe ta vendosë shiritin e kapitenit e Përfaqësueses së Zvicrës. Njëherësh, çdo shqiptar i gëzohet suksesit të tij, pasi është një e arritur e madhe për çdo futbollist që ta marrësh rolin e liderit të Zvicrës, sepse në këtë mënyrë ai mund t’i bëjë marketing edhe në të mirë të Kosovës, shkruan Zëri.
00_12_1425902073307540456
Por, ky s’është lajm i mirë për Përfaqësuesen e Kosovës. Kjo e fundit po shpreson që ta ketë në gjirin e saj sa më shpejt futbollistin gjilanas, gjë të cilën nuk e ka përjashtuar as vetë futbollisti i Interit.

Mirëpo, Xherdani, tash e tutje, s’do ta ketë aspak të lehtë të heqë dorë nga Përfaqësuesja e Zvicrës, e cila e sheh atë si yll të veten dhe të cilit ia ka besuar edhe një pozitë me vlerë dhe që peshon rëndë – atë të kapitenit, përcjell Zëri.

Ish-futbollisti i Baselit dhe Bayern Munichut ishte ylli i Zvicrës në Botëror, duke realizuar tre gola dhe duke e dërguar ekipin e atëhershëm të Ottmar Hitzfeldit në të tetën e finales së evenimentit që u mbajt vitin e kaluar në Brazil. Përpos Shaqirit, në skuadrën helvetike luajnë edhe futbollistë të tjerë shqiptarë si Valon Behrami, Blerim Xhemaili, Granit Xhaka, Admir Mehmedi e Pajtim Kasami. /Zëri/

 

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com