Shaip Kamberi takim vllazëror me kryetarin e komunës së Likovës Erkan Arifin

0

Kryetari i komunës së Bujanocit, ka realizuar një takim vllazërorë me Kryetarin e Komunës së Likovës, Erkan Arifi, për të filluar bashkëpunimin konkret ndërkufitar dhe për aplikimin e përbashkët në këto projekte.

Me kryetarin Arifi u dakordua vazhdimi i koordinimit të mëtejm dhe u pajtua që ai dhe stafi i tij të vizitojnë Bujanocin në 2-3 javët e ardhshme, u tha në njoftimin e publikuar nga Kamberi në profilin e tij.

Komuna e Likovës deri më tani ka realizuar 6 projekte të bashkëpunimit ndërkufitarë, 4 me Bullgarinë dhe 2 me Kosovën, me vlerë mbi 1.5 milion euro.

Bujanoci dhe Likova do të punojnë që të jenë partner në realizimin e projekteve të ardhshme./Bujanocinet/

----- -------

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Gjuha / Jезик / Language »