Shaip Kamberi realizoi takim pune me Sekretarin e dytë të Ambasadës së SHBA-ve në Beograd, z. Adam Schick dhe ndihmësin e atasheut ushtarak pranë të njejtës ambasadë, z. Robert T. Hamilton.
13:19 | 07 Mars 2019
Kryetari i Komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, përmes një postimi në Facebook ka njoftuar opinionin se gjatë ditës së sotme ka realizuar takim pune me Sekretarin e dytë të Ambasadës së SHBA-ve në Beograd, z. Adam Schick dhe ndihmësin e atasheut ushtarak pranë të njejtës ambasadë, z. Robert T. Hamilton.

“Gjatë takimit u diskutua për gjendjen politike në Luginë të Preshevës, sfidat dhe problemet në arsim, rëndësinë e funksionalizimit dhe shtrirjes së rrjetit të gjyqësorit, diplomat dhe sendet tjera të rëndësishme për të cilat nevojitet zgjidhje e shpejtë.

Me përfaqësuesit e ambasadës u diskutua edhe për mundësinë e realizimit të projekteve të përbashkëta me qëllim të avancimit të kushteve, me theks të veçantë, në sistemin edukativo - arsimor” ka shkruar Kamberi.

Alesia Bami