Shaip Kamberi realizoi drekë pune me ambasadorin e Mbretërisë së Blegjikës në Beograd Koen Adam
18:12 | 11 Shkurt 2019
Shaip Kamberi takon ambasadorin e Belgjikës në Beograd Koen Adam

Kryetari i Komunes se Bujanocit gjate dites se sotme realizoi nje dreke pune ne Bujanoc me ambasadorin e Mbretesrise se Belgjikes ne Beograd z.Koen Adam dhe sekretarin e pare Ruben Van Opstaele.

Ne kete takim Kamberi e njoftoi ambasadorin Adam me nevojen e zgjidhjes se problemeve baze, rikthimin e Gjykates ne Presheve, nostrifikimin e diplomave nga Kosova, tekstet mesimore dhe rendesine e trajtimit si qytetare te barabarte.

Me poshte mund te lexoni postimin e plote te kryetarit Kamberi te publikuar sot ne rrjetin e tij social Favebook.

"Drekë pune me ambasadorin e Mbretërisë së Belgjikës në Beograd, SH.T. Koen Adam dhe me Sekretarin e parë, Ruben Van Opstaele, me të cilët u bisedua për pozitën e shqiptarëve të Luginës së Preshevës, problemet dhe sfidat politike nëpër të cilat po vazhdojnë të kalojnë.

E njofotva ambasadorin Adam për nevojën e zgjidhjes së problemeve bazë, rikthimin e Gjykatës në Preshevë, nostrifikimin e diplomave nga Kosova, tekstet mësimore dhe rëndësinë e trajtimit të shqiptarëve si qytetarë të barabartë.

Ngecja e integrimit të shqiptarëve në institucione shtetërore pamundëson ndërtimin e besimit nëpër këto institucione. Institucionet etnikisht të pastërta, pa përfaqësues të pakicave mbrenda tyre, nuk janë kredibile për qytetarët tonë.

Me ambasadorin Adam u dakordua që kontaktet edhe në të ardhmen të jenë të vazhdueshme në mënyrë që të jemi sa më afër në kohën që po priten të ndodhin procese të rëndësishme politike", shkruan Kamberi

 

 

 

Kejvina Kthella