Shaip Kamberi e quan skandaloz publikimin e fotove private të Ardita Sinanit.
22:23 | 18 Mars 2019
Drejtori i Shtëpisë së shëndetit në Preshevë, Driton Salihu, ka publikuar një fotografi të Ardita Sinanit e cila me vjehrren e saj kishin shkuar për të marrë shërbime në Shtëpinë e shëndetit. Këtë fotografi drejtori i këtij institucioni e ka nxjerrë nga kamerat e sigurisë që janë të vendosura në shtëpinë e Shëndetit në Preshevë.

Pas kësaj ka reaguar kryetari i Komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi:

”Publikimi i fotove private për t’i qëruar hesapet politike është më tepër se skandal politik.

Kjo sjellje e një individi, të zgjedhur për ta drejtuar një institucion shëndetësorë në shërbim  të të gjithë qytetarëve, dëshmon shpirtligësinë e një filozofie politike e cila, në emër të ndryshimeve, u instalua në Preshevë.

Sjellja skandaloze e një individi, që për çdo ditë, për interesa meskine,  prodhon skandale do të gjejë një përgjigje para organeve të ndjekjes” ka shkruar Kamberi në rrjetin social Facebook.

Kejvina Kthella