Shaip Kamberi bashkë me banorët e Bilaçit planifikon prioritetet për vitin e ardhshëm
14:51 | 11 Nentor 2017
Kryetari i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi me bashkëpunëtorë, ka vizituar BL e fshatit Bilaç, ku është pritur nga numer i madh i fshatarëve të Bilaçit. “Bashkëbisedim dhe konsulta me qytetarët e fshatit Bilaç mbi realizimin e projekteve gjatë vitit 2017 dhe përcaktimin e prioroteve për vitin 2018” – ka shkruar Shaip Kamberi në profilin zyrtar të facebook-ut. Kamberi ka premtuar se gjithnjë do të jetë: “Afër qytetarëve dhe bashkë me qytetarët, obligim i yni”. Komuna e Bujanocit gjatë kētij ka subvecionuar 17 bujq nga Bilaçi me vlerë financiare rreth 1.5 milionë dinarë.

Alba Hoxha